Të paktën dy njerëz janë vrarë nga të shtënat me armë në qytetin lindor gjerman, Halle.

Policia raportoi se një person ka rënë në pranga, ndërsa të dyshuarit e tjerë mendohet se janë larguar me një automjet.

Sulmi ndodhi në zonën e Paulusit.

Dëshmitarët thanë se panë një burrë të veshur me uniformë ushtrie që mbante disa armë.

"Ai erdhi në dyqanin Doner, hodhi diçka si granatë që nuk shpërtheu dhe më pasi nisi sulmin me armë. Unë u fsheha ne tualet. Burri që ishte pas meje duhet të ketë vdekur,"-tha një dëshmitar për mediat gjermane.

Mediat gjermane raportojnë se të shtëna pati edhe pranë një sinagogu në Halle, por detajet nuk janë konfirmuar.

Pas sulmit në Paulus, policia paralajmëroi banorët e Landsberg, të qëndronin vigjilent.

/Ora News.tv/