Kryeredaktori i sportit në RTV Ora, Altin Sulçe thotë në Ora Sport se trajneri i Tiranës ka krijuar një sistem shumë funksional për ekipin.

Sipas tij, performanca e ekipit nuk varet vetëm nga një lojtar i vetëm por është moduli të cilit Egbo i beson.

Sulçe: kokën e trajnerit është sistemi. Egbo i beson një moduli dhe e respekton. Është prefeksionuar sistemi, nuk është problem se nuk luan një lojtar dhe do bëhet nami. Nuk është këtu se mungon Messi dhe Ronaldo, diferenca kaq të mëdha. Janë lojtarë mesatar, dikush pak më i mirë e dikush pak më i dobët. Celhaka lojtar shumë i mirë, ka mendim, por kur mungon ai mund ta zëvendësosh dhe me nje lojtar tjetër. 

/Ora News.tv/