Tirana vijon e pashqetësuar në rrugën e saj drejt titullit kampion ku këtë të dielë (28 qershor) shënoi një tjetër fitore kundër Skënderbeut me një rikthimtë rezultatit.

Për kryeredaktorin e sportit në RTV Ora është thjeshtë një çështje kohe për kryeqytetasit të shpallen kampion.

Në emisionin Ora Sport ai shprehet se Tirana duket sikur ka shkuar në hipotekë për të rifreskuar pronën dhe se fitorja e kampionatit është diçka formale.

Sulçe: Ishte një ndeshje me dy tabllo. Në pjesën e parë, Skënderbeu dha një sinjal që kampionati mund të hyjë në skenarë të rinj. Ndërsa pjesa e dytë situata u kthye. Dy gola të shënuar nga Michael Ngoo dhe nga Mensah për korçarët. Mendoj që Tirana ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm dhe ka shkuar në hipotekë për të rifreskuar kartelën e pronës. Tashmë është gjithçka vetëm procedurë formale për të marrë titullin kampion.

/Ora News.tv/