Sulçe: Tirana e brishtë në mbrojtje

Sulçe: Tirana e brishtë në mbrojtje

Tirana luan mirë në sulm, por është e brishtë në mbrojtje. Gazetari Altin Sulçe, në emisionin “Ora Sport”, në RTV ORA deklaroi se bardheblutë duhet të përmirësohen në mbrojtje për të patur sukses. Gjithashtu ai analizoi edhe barazimin e Tiranës me Teutën.

“Tirana nuk kërkoi të shkonte tek goli i dytë dhe e pësoi në fund. Janë të brishtë në mbrojtje, dhe kjo nuk është diçka e re. Trajneri Ahmataj duhet të ndryshoj këtë defekte. Ka probleme në repartin difensiv, skuadra vuan kur gjendet në vështirësi. Duhet të ketë lojtar më të konsoliduar në repartin e mbrojtjes, pasi kampionati është i gjatë. Mbase kjo është diçka edhe psikologjike”.

EMISIONET