Sulçe: Flamurtari është katandisur keq

Sulçe: Flamurtari është katandisur keq

Gazetari, Altin Sulçe thotë se Flamurtari i viteve të fundit është katandisur keq, kjo pas vonesave dhe mospagimit në kohë të lojtarëve. Në studion e "Ora Sport", Sulçe shtoi se menaxhimi i keq i ka dërguar vlonjatët në këtë situatë.

"Të gjithë duhet te paguhen. Njerëzit nuk paguhen. Rroca, Abazaj, Shkurtaj  kanë qenë tek Luftëtari, duke bërë një futboll tërheqës. E njëjta situatë edhe te Flamurtari, dikur merrte rezultate historike me Barcelonën, sot lufton për mbijetesë. Ai që punon duhet të paguhet dhe këtu nuk e kuptojnë , kjo është për të ardhur keq dhe shkojmë në këtë situatë. Është një menaxhim i keq që po i bëhet Flamurtarit," përfundoi Sulçe.

EMISIONET