Stuhia e shiut dhe dëborës godet SHBA-në, plagosen 3 persona në avion

Stuhia e shiut dhe dëborës godet SHBA-në, plagosen 3 persona

Tre pasagjerë aeroplanësh kanë mbetur të plagosur gjatë fluturimi në Teksas të mërkurën, pasi Stuhia Eboni shkaktoi kushte të vështira fluturimi në pjesën më të madhe të SHBA-ve.

Aeroplani amerikan i fluturimit "Dallas", arriti në aeroportin ndërkombëtar Austin-Bergstrom të mërkurën mbrëma, pavarësisht raporteve fillestare që thoshin se avioni ishte dëmtuar nga erëra të forta.

Një pasagjer dhe një ndihmës i fluturimit u shtruan në spital me dhimbje në pjesën e gjunjëve dhe qafës, ndërsa një person tjetër u trajtua në vendngjarje.

Stuhia Eboni është vala e parë e dëborës dhe shiut të fortë që pritet të godasë SHBA-në deri në fund të fundjavës së pushimeve.


EMISIONET