Studiuesi turk: Shqipëria ka një imam që raporton tek Gyleni

Studiuesi turk: Shqipëria ka një imam që raporton tek Gyleni

Në një intervistë në emisionin “Arena nga Dritan Hila”  Drejtori për Studimet Evropian në Fondacionin SETA në Stamboll, Enes Bayrakli ka folur për organizatën FETO, e shpallur nga Turqia si organizatë terroriste.

Bayrakli ka thënë se në çdo shtet ka një imam i cili raporton drejtpërdrejtë tek FetollaH Gylen.

Ai ka thënë se me siguri edhe në vendin tonë ekziston një imam i tillë, por për emrin tha se atë e kanë vetëm institucionet e dy vendeve.

Hila: Keni informacion që shteti turk, i ka dorëzuar një listë të organizatave të rrezikshme shtetit shqiptar që kanë lidhje me FETO-n?

Bayrakli: Unë mendoj se autoritetet turke, kanë biseduar me autroitetet shqiptare se kush janë liderët e kësaj organizate dhe ata janë të njohur në termat e të kuptuarit të organizatës së FETO-s, nuk ka ndonjë vështirësi, ne e dimë metodologjinë, ne i dimë lidhjet mes tyre. Në çdo vend ka një imam të disponueshëm, dhe ai imam jep llogari tek Gyleni vetë. Dhe këta caktojnë njerëz në institucione dhe organizata të ndryshme.

Hila: Dihet emri i imamit shqiptar?

Bayrakli: Unë nuk e di, por jam i sigurt që autoritetet tuke e kanë ndarë këtë informacion me autoritetet shqiptare, por nuk e di nëse është i aksesueshëm. Mund t’iu them se në Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar dihet se kush drejton, dhe në çdo vend kanë të njëjtën mëyrë të të operuarit. Duke marrë pushtet në këtë mënyrë, ata duan që ta përdorin këtë pushtet, dhe po mundohen që të bëjnë gjërat pas kuintave në çdo vend, dhe ata do ta përdorin këtë fuqi për të ndikuar edhe në marrëdhëniet tona. 

Një gjë tjetër është se shumica e aleatëve tanë mendojnë se gylenistët janë problem për Turqinë, por pse duhet të jetë problem edhe për ne? Kjo do të jetë një gabim shumë i madh, sepse çfarë kanë bërë këta njerëz në Turqi, do ta bëjnë edhe në vendet e tjera. Ata kanë krijuar probleme të mëdha, kanë marrë nejrëzit tanë, i kanë rekrutuar fëmijët tanë që të vegjël. Po, ata janë të rrezikshëm, sepse nuk janë transparent. 

Në të shkuarën në Turqi, kishte një grup që quhej “xhemat” ishte religjion, dhe ata thoshin: “Ti je pjesë e xhematit” , ata thoshin “Jo, jo, nuk kemi xhemat këtu ne jemi lëvizja Hizmet, ne jemi shërbyes, nuk kem lidhje hierarkike me FETON”. Pra nuk ka një hierarki në grup, por ne e dimë me siguri që ka imam që drejtojnë skuadra dhe kjo është arsyeja që pse kjo është një problem edhe për Shqipërinë. Ata kanë rekrutuar mendjet tona më të ndritura dhe i përdorin, ata kanë shpërdoruar resurset tona, i kanë marrë për bamirësi dhe i kanë përdorur për nevojat e tyre, dhe kjo do të ndodhë edhe në Shqipëri.


EMISIONET