Studiuesi Enes Bayrakli: Prekja e kufijve në Ballkan, çon në probleme tjera

Studiuesi Enes Bayrakli:  Prekja e kufijve në Ballkan, çon në

Në një intervistë në emisionin “Arena" nga Dritan Hila, Drejtori për Studimet Evropian në Fondacionin SETA në Stamboll, Enes Bayrakli ka folur për ndryshimet e kufijve në Ballkan.

Bayrakli ka thënë se nuk është një ide e mirë që të preken kufijtë në Ballkan.  Ai thotë se Turqia dëshiron që në Ballkan  konfliktet të zgjidhen përmes bisedimeve.

Pjesë nga biseda: 

Hila:  Të flasim pak për politikën ndërkombëtare. Si i shikon Turqia fjalët për një rishikim të kufijve të Ballkanit, cili është qëndrimi i Turqisë për korrigjimi ne kufijve mes Kosovës dhe Serbisë?

Bayrakli:  Politika e Turqisë për Ballkanin është shumë e qartë, ne duam një Ballkan të qëndrueshëm, një Ballkan që të ketë prosperitet, dhe duam që vendet e Ballkanit t’i zgjidhin problem e tyre përmes diplomacisë. Ju do të pyesni pse? Nëse shihni Turqinë tani, ajo është e rrethuar nga konfliktet që ndikojnë në shtetin tonë nga ana ekonomike. Nëse sheh jugun e Turqisë, ne ndajmë një kufi 900 kilometra me Sirinë dhe tani kemi 4 milionë refugjatë sirianë. Ka shumë organizata terroriste që presin atje, është gjithashtu PKK që është një problem. Në veri kemi Ukrainën, me një Krime të aneksuar . Ukraina mbetet e pushtuar dhe në gjysmën e saj ka forca pro-ruse, ne jemi të rrethuar nga krizat, dhe Irani duket se është tjetri. Ne nuk duam kriza të reja në Ballkan, sepse kjo ka efekt negative tek ne.

Hila: A mund të kemi një efekt domino nga Kosova të shkohet në Bosnjë dhe nga aty muslimanët e Bosnjës mbesin pa atdhe?

Bayrakli: Nuk mendoj se ndryshimi i kufijve është një ide e mirë. Nëse shikohet Ballkani nga ana  historike ka shumë probleme, një vend kërkon diçka nga një vend tjetër, dhe nëse e nisni këtë proces mund të na drejtojë drejt problemeve të tjera. Një vend do të kërkojë di­çka, një vend diçka tjetër, dhe nuk besoj se është mirë për askënd kjo gjë. Mendoj se mënyra e vetme është që përmes këtyre operacioneve,  të ndërtohet një e ardhme e mirë për brezat sepse nuk ka gjë më të mirë se qëndrueshmëria.


EMISIONET