Studentët sërish protestë të mërkurën, përshkallëzohet para një sërë institucionesh

Studentët kanë vendosur të përshkallëzojnë protestën e tyre për plotësimin e 8 kushteve nga qeveria.

Pasi protestuan sot pranë Ambasadës Amerikane, studentët paralajmërojnë edhe për ditën e nesërme protestë.

Siç ka ndodhur edhe në protestat e mëparshme, studentët do të mblidhen rreth orës 08:30 minuta të mëngjesit pranë fakulteteve të tyre, për të mbërritur në Orën 10:00 pranë Ministrisë së Arsimit.

Një orë e 30 minuta më vonë do të transferohen pranë Kryeministrisë dhe Kuvendit të Shqipërisë për të shkuar më pas tek Presidenca rreth orës 12:30 minuta. Në fund, protesta do të mbyllet pranë ambasadës amerikane dhe asaj të Bashkimit Evropian.

EMISIONET