Protestat e studentëve kanë vënë në lëvizje qeverinë, e cila ka nisur investimet në konvikte pa ndryshuar më parë buxhetin e shtetit.

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar aktin normativ për rishpërndarjen e investimeve duke formalizuar financimin.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj, tha në fjalën e parë në komision se vitin që shkoi është ulur niveli i borxhit publik.

Anila Denaj: Financimin e konvikteve të studentëve në bashkinë Tiranë në masën 300 milion lek, financimin e stadiumit të Kukësit në masën 200 milion lek, financimi i investimit për Kampusin Universitar Durrës në masën 150 milion lek, financimi i projektit të rikonstruksionit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në masën 210 milion lek.

Opozita e përqendroi debatin në anulimin brenda muajit janar të kontratave koncesionare me PPP me ofertë të pa kërkuar.

Deputetet e djathtë sugjeruan që të ardhurat të shkojnë për plotësimin e kërkesave të studentëve.

Jorida Tabaku: Do ta shikojmë punën e saj nëse do të fillojë me anulimin e koncesioneve, nëqoftëse mund të rishikojë disa nga politikat fiskale, jam e sigurt që nuk do të bësh asgjë nga këto.

Edmond Spaho: Jini seriozë, nëse i kanë shkaktuar dëme të tilla vendit, atëherë duhet të fillojmë që në janar me urgjencë, nuk pse të presim korrikun.

Koncesionet Partneritet Publik Privat konsiderohen histori suksesi prej mazhorancë ndaj dhe do të vazhdojnë.

Arben Ahmetaj: Nuk do të heqim dorë nga zhvillimi i investimeve publike dhe nëpërmjet instrumentave të koncesioneve dhe PPP-ve.

Dy deputetet e LSI, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi kërkuan ndryshimin e buxhetit

Për shkak se propozimet e LSI kanë efekt financiar do të duhet që më parë të realizohet një studim mbi ndikimin në buxhet dhe më pas drafti mund të përfshihet në procedurat parlamentare.

/Ora News.tv/