Babai milioner i një djali 12-vjeçar ka punësuar disa striptiste për ditëlindjen e tij.

Disa pamje të publikuara në kanalin Youtube tregojnë një dhomë ku djali, identiteti i të cilit nuk dihet, kërcen me një striptiste, ku tjetra e mëson se si të lëvizë.

Ai është pa bluze, ndërsa një person që sillet rrotull mendohet të jetë babai i tij.

Sipas Estrella TV, milioneri ka zgjedhur këtë mënyrë për ta bërë të birin që të pëlqejë femrat, duke e mësuar me striptiste. Ndërkohë komentet ishin të shumta, ndër to edhe krahasimi që mund të bëhej nëse në vend të djalit të ishte një vajzë dhe striptistët të ishin meshkuj.

/Ora News.tv/