“Stresi 24 orë me dashnoren në burg e të dy talleshin me ty”, Kejsi publikon mesazhin për Stresin

Kejsi dhe Stresi janë një ndër çiftet më të përfolura nga mediat rozë. Ndarja e tyre, pas daljes së këngëtarit nga burgu u komentua shumë.

Asnjëri prej tyre nuk ka zbuluar arsyen e ndarjes. Ndërsa të shumtë kanë qenë fansat që kanë aluduar mbi vendimin e tyre për ti dhënë fund fejesës.

Një ndjekëse i ka dërguar mesazh Kejsit duke thënë se Stresi kishte një të dashur dhe se të dy talleshin gjatë gjithë kohës me të.

Mesazhi është publikuar nga vetë Kejsi në Instagram, e cila ka pyetur nëse bëhet fjalë për një fanse apo inatçore.

“Po të tregoj një histori të vërtetë. Kemi qenë verën e kaluar të mbledhur për drekë disa veta shoqëri e afërt e Stresit, ndërkohë Stresi bashkë me dashnoren në tavolinë, po goxha larg Tiranës që t’i shpëtonim radarit tënd. Hapi telin Stresi, sheh në Instagram që kishe hedh ti foto me të. 

“Bobooo kjo nuk mbush hiç”, e ja kemi plas të qeshurës me lot fare edhe sot e kujtoj. Hahaha tani kujtoj si tallnim by*** me ty kur ish në burg Kedi, sa hidhje ti foto. 8 muaj ti hidh foto me të si budallaçkë e Stresi live nga burgu kontakt 24 orë me dashnoren. Vetëm kur erdhe si jevgjit bashkë me mamin tënd që në fillim të majit i zure derën. 

Nuk e di dmth, po beharin e shkuar ke qenë legjendë, s’mbaheshe fare. Aman mos më dërgo mesazh direkt se jam me zemër të dobët,”- shkroi ndjekësja, mesazhin e të cilës Keisi e hodhi në Instastory.


EMISIONET