Shqipëria do të këtë së shpejti një strategji kombëtare për sëmundjen e autizmit. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha gjatë vizitës në Qendrën Rajonale të Autizmit në Tiranë se strategjia do të ndihmojë në evidentimin dhe përballimin e sëmundjes në moshat e hershme. “Ramë dakort që të mund të punojmë dhe bashkarisht për të çuar më tej punën për “Strategjinë Kombëtare të Autizmit, për të rritur sa më shumë shtrirje e depistimit të këtyre sëmundjeve në mosha sa më foshnjore, por edhe për tu përgatitrur ne, për të hartuar një paketë që këtë shërbim të mund ta financojmë nga Fondi Detyrueshëm i Sigurimit Shëndetoësor, dukë bërë të mundur që të këtë edhe më shumë insitutucione potenciale jopublike që mund të marrin përsipër ofrimin e këtij shërbimi”,tha Beqja. Ndërsa për drejtuesen e Fondacionit Fëmijët Shqiptare, Liri Berisha rëndësi të vecantë ka bashkëpunimi mes qeverisë dhe qendrave për trajtimin e sëmundjes. “Krijimi i një qëndre për të rritur, dhe kryesorja krijimi i paketës, bashkëpunimi midis qëndrës dhe shtetit për krijimin e kushteve sa më të mira finaciare për këto familje, tha zonja Berisha”.

/Ora News.tv/