Derbi i kryeqytetit nuk ka fitues, pavarësisht se u shënuan 2 gola. Roma ka marrë një barazim 1-1 përballë rivalit të qytetit, Lazios, duke ndërprerë fitoret radhazi të bardhekaltërve në 12.

Edhe pse shënuan të parët, Roma nuk mundi të marrë pikë të plota nga ky 90 minutësh. Duke përfituar nga një dalje e pastudiuar mirë nga ana e Thomas Strakoshës, Edin Dzeko dërgoi me kokë sferën drejt fundit të rrjetës.

Megjithatë, avantazhi i verdhekuqve nuk zgjati shumë pasi Acerbi 11 minuta para fundit të pjesës së parë vendosi ekuilibrat. Ishte sërish një gabim i portierit që i dha "asist" mbrojtësit. Gabimi në grushtim bëri që topi të mbetej në zonë dhe nga fare pranë, Acerbi e shtyu drejt rrjetës.

Pavarësisht se në minutat e mbetura kishte raste nga të dy skuadrat, rezultati nuk ndryshoi. Pas këtij barazimi, Lazio mbetet në vendin e 3-të me 46 pikë, ndjekur nga Roma me 7 pikë më pak.

/Ora News.tv/