"Stop copy-paste", ekspertët kritikë ndaj portaleve online: Të reflektojnë

"Stop copy-paste", ekspertët kritikë ndaj portaleve online:

Publiku në ditët e sotme po përballet me fluks informacionesh që vjen nga mediat tradicionale, por edhe ato online. Ky fenomen, sidomos në portalet online sipas profesionistëve të komunikimit po shkakton probleme në besueshmërinë e lajmit pasi çdo ditë përballemi me tituj bombastikë dhe me përmbajtje boshe .

Në tryezën e Këshillit Shqiptar të Medias u diskutua për të drejtën e autorit dhe median online dhe të pranishmit kërkuan që gazetaria duhet të rikthehet në vlerat bazike të saj, gazetarët duhet të respektojnë 5 Ë e famshme. 

Kritikë në qëndrimin e tyre ndaj portaleve online, ekspertët e komunikimit theksojnë që situata që hasim çdo ditë në lajme copy-paste në median online është fyese për të drejtën e autorit dhe vjedhje flagrante që duhet të dënohet. Një tjetër problematikë sipas tyre është edhe qëndrimi që mbajnë gazetarët e rinj përkundrejt lajmit, pasi sipas saj mungojnë lajmet e prodhuara nga vetë ata, por nga ana tjetër tregohen shumë pompozë përballë asaj që shkruajnë.

Por nga kjo tryezë nuk kishte vetëm kritika por edhe zgjidhje. Ekspertët nuk besojnë se një ligj do të ishte zgjidhja e problemit për median online, por vetë reflektimi i gazetarëve dhe portaleve do të fitojë besimin e lexuesve.

EMISIONET