Nuk kanë fund problematikat te Flamurtari.

Klubi vlonjat nuk ka arritur të grumbullojë asnjë pikë në 4 javë kampionat dhe kjo është reflektuar edhe në shkallët e stadiumit "Flamurtari". Shkak është bërë refuzimi i stjuardëve për të marrë përsipër mbarëvajtjen e takimit të javës së 5-të të Kategorisë Superiore, mes Flamurtarit dhe Laçit.

Sipas gazetarit të "Ora News", Edi Ruçi, me refuzimin e stjuardëve, Flamurtari ka kërkuar ndihmën e Policisë së Shtetit, por as kjo e fundit nuk e ka marrë përsipër mbarëvajtjen e këtij takimi. E në këto kushte, drejtuesit e Flamuartarit kanë vendosur të mbyllin dyert, e ta nisin takimin pa prezencën e tifozëve.

Mësohet se shkak për bojkotimin e ndeshjes nga ana e stjuardëve është bërë mos korrektesa e klubit kuqezi, i cili nuk i ka paguar për ndeshjen e javës së dytë, pikërisht atë ndaj Kukësit.

Nga gazetari jonë në Vlorë, raportohet se pavarësisht se klubi vlonjat ka mbyllur dyert e stadiumit, tifozët kanë gjetur mënyra alternativa për të ndjekur ndeshjen.

Disa kanë zgjedhur hapësirat e kangjellave për të parë skuadrën e zemrës në aksion, teksa policia bashkiake dhe ajo e shtetit ndodhen në ambientet rreth stadiumit për të mos lejuar tifozët të futen në impiant.

/Ora News.tv/