Stenda e festivalit përmbyset sa hap e mbyll sytë nga cunami

Stenda e festivalit përmbyset sa hap e mbyll sytë nga cunami

Kamerat kanë kapur momentin kur po zhvillohej një festival në Indonezi, teksa shpërthen cunami. Tenda përmbyset menjëherë duke shkaktuar panik tek njerëzit. Nuk dihet nëse pati viktima në radhët e tyre. Ajo që dihet është se deri më tani, ka shkuar në 62 numri i viktimave dhe pritet të rritet, ndërsa numri i të plagosurve i ka kaluar 500 persona.

Të paktën 62 vetë u vranë dhe 584 të tjerë u plagosën, sipas Sutopo Purwo Nugroho, një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Zbutjes së Fatkeqësive të Indonezisë. Ai tha se numri i të vdekurve pritet të rritet, sepse puna e shpëtimit është në vazhdim.

"Tsunami nuk u shkaktua nga një tërmet", tha zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Fatkeqësive, Sutopo Purwo Nugroho i cili shtoi se "ajo që është e mundur ta ketë shkaktuar është rrëshqitja nënujore për shkak të shpërthimit të malit Anak Krakatau. Në të njëjtën kohë ka pasur valë të lartë për shkak të hënës së plotë. Pra, ka pasur një kombinim të fenomeneve natyrore".

Banorët dhe autoritetet u kapën jashtë kontrollit nga cunami i papritur.

Pamjet nga zona e prekur tregojnë se disa ndërtesa pranë bregdetit u shkatërruan tërësisht nga cunami. Të paktën 430 shtëpi rezidenciale dhe 9 hotele u dëmtuan rëndë, tha Nugroho.

EMISIONET