Stefanoviç: Vuçiç urdhëroi të ndërpritet komunikimi me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in

Stefanoviç: Vuçiç urdhëroi të ndërpritet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, urdhëroi ushtrinë dhe kërkoi nga policia dhe shërbimi informativ serb BIA të ndërpresin çdo komunikim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.

Lajmin e konfirmoi ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, për televizionin serb Prva.

Vendimi merret në prag të vizitës së paralajmëruar të presidentit Vuçiç në Kosovë.

Më herët, agjencia serbe e lajmeve Tanjug, duke u thirrur në burime të saj, raportoi se Vuçiç, vendimin për vizitën në Kosovë do ta marrë sonte, përderisa ekzistojnë ndasi të thella në mesin e bashkëpunëtorëve të tij lidhur me këtë vizitë.

I pyetur për këtë çështje, ministri i Brendshëm serb deklaroi se për vizitën në Kosovë do të bisedohet pasi kthimit të presidentit nga Brukseli, ku po merr pjesë në raundin e ri të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

"Nëse presidenti vendos të shkojë në Kosovë, atje askush nuk do ta arrestojë,"-tha Stefanoviq. /REL/

EMISIONET