Starova: Diferenca e Partizanit me rivalët janë vetëm pikët

Starova: Diferenca e Partizanit me rivalët janë vetëm pikët

Nën drejtimin e Sulejman Starovës, Partizani merr fitoren e parë, aq më tepër ndaj një kundërshatri si Kukësi në transfertën e vështirë në "Zeqir Ymeri".

Pas suksesit në “Zeqir Ymeri”, trajneri i të kuqve dha prononcimin e tij për mediat.

"U goditëm në fillim të ndeshjes me një penallti inekzistente. Në emër të skuadrës, kemi rikuperuar një pjesë të mirë të anës psikologjike. Prodhuam një lojë shumë të mirë dhe morëm një rezultat të merituar. Vetëm pikët janë diferenca me kundështarët. Më takonte të vija në këtë moment si pjestar i klubit. Më është bërë qejfi më shumë për lojtarët, që e kaluan momentin e vështirë. Tani do të përgatitemi për ndeshjen e radhës”, u shpreh Starova.

Edhe pse ekipin në shumicën e kohës e drejtoi Klevis Dalipi, pasi Starova u largua nga stoli për protesta, meritat i shkojnë teknikut.

 

EMISIONET