Stafi mjekësor shqiptar mbërrin në Itali, priten nga ministri Luigi Di Maio

Stafi mjekësor shqiptar mbërrin në Itali, priten nga ministri

30 mjekët dhe infermierët shqiptarë kanë mbërritur në Itali. Stafi mjekësor nga Shqipëria u pritën nga ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio.

"Dua të falenderoj kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, qeverinë e tij dhe popullin shqiptar për këtë solidaritet ", tha Di Maio sapo u përshëndet me ekipin mjekësor.

30 mjekë dhe infermierë do të japin kontributin e tyre për trajtimin e pacientëve në luftën kundër COVID-19.

Ekipi mjekësor shqiptar do të vendoset në një spital në veri të Italisë për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

EMISIONET