Stadiumi mbledh durrsakët, por jo për ndeshje
Qeveria ka ngritur një Qendër Pritje në stadiumin e Durrësit për strehimin e banorëve, banesat e të cilëve janë prekur nga tërmeti.
Efektive të FA-së kanë montuar çadra me kapacitet 30 persona secila, në të cilat janë strehuar gra, burra, fëmijë dhe të moshuar.
Qendra e Pritjes u vizitua edhe nga kryeministri Rama.
Rama: Lëkundjet si kam unë në dorë, por lëkundjet mbrapa janë normale sa të bëhet stabilizimi i pllakave sizmike. Tërmetet nuk i parashikon askush, as Amerika nuk e ka gjetur akoma.
Qytetarja: Kemi ardhur me vrap, u çliruam se nuk rrihej në shtëpi.
Qytetarja: Këtu e kemi kaluar natën mbrëmë.Shtëpinë e kemi afër në kat të 8, por kemi frikë.
Qytetari: Sot shyqyr më mirë. Dëmtime në shtëpi nuk kemi, por u tramaksëm.
Rama: Nëse keni nevojë mund të shkoni te Kavalishenca, deri sa të kalojë pjesa e stresit.