Në përurimin e stadiumit të ri kombetar, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur të gjithë kritikëve, të cilët e kanë konsideruar atë si qendër tregtare. Kreu i qeverisë deklaroi se stadium i përket një gjenerate të re, duke krijuar siç tha Rama, gravitet të ri social në Tiranë.

Edi Rama: Kemi krijuar edhe një gravitet të ri social për Tiranën ku do të ketë jetë gjatë gjithë javës.

Disa që e përqeshin këtë stadium kujtojnë se na vunë në pozitë të vështirë me epitetin qendër tregtare. Zoti i faltë ata se nuk dinë çfarë thonë. Por është e sigurt që gjenerata e re e stadiumeve kudo në botë synojnë jetën 24 orë në  7 ditë të javës. Ky stadium i përket kësaj gjenerate objektesh që ndërtohet për futbollin dhe krijojnë jetë sociale, krijon punësim.

Rama tha se ky stadium, i cili nuk i ka kushtuar asnjë qindarkë taksa paguesve shqiptarë do të hyjë në hartën turistike të Tiranës.

Edi Rama: Kjo vepër e realizuar përmes Partneritetit Publik Privat që nuk i ka kushtuar asnjë qindarkë taksa paguesve vlen shumë edhe si shembull i vlerës së PPP të mallkuara kur ato konceptohen dhe konkretizohen në harmoni me interesin publik dhe  privat. Tani stadiumi ka jetën e vet dhe u përket brezave dhe sportistëve dhe sportdashësve, qytetarëve të Tiranës por edhe turistëve. Ky është një monument i kohës moderne që do të jetë në hartën turistike të Tiranës.

/Ora News.tv/