Sprovë për një reportazh

Sprovë për një reportazh

Durres,29 nentor,mengjes i nje te premteje te plagosur

Sot Durresi nuk ishte si me pare.Ne nje dite normale do te duhej te kishte festuar 75 vjetorin e Clirimit.Por ishte i gjithi gri,i heshtur,i frikesuar.Ne shume lagje te tij,rruge e rrugica dukej sikur sapo ishte dale nga nje lufte diku,nga nje bombardim diku tjeter.Lagje dhe rruge fantazma,pallate apokaliptike,banore te hutuar,shirita policie,madje me shume shirita policie se femra ne rruge.

Gjithcka ishte si ne filmin "The Day After" te Nicolas Meyer.Sot Durresi ishte qyteti i heshtjes dhe i kerrusjes nga pasiguria,nga frika dhe dhimbja. Neper kafenete e lagjeve flitej gri,heshtej zishem dhe levizej pa zhurme,a thua se cdo levizje normale,cdo buri makine apo sirene autoambulance do te mund te trondiste edhe suvane e fundit qe kishte mbetur pa rene,do te thermonte per fare edhe murin e nje dhome gjumi qe varej nga cdo pallat si nje klihme e ngelur ne gryke.Durresi sot ishte qyteti qe me friksoi,ishte qyteti qe nuk do te doja ta shihja ashtu zvarritshem ne panikun e tij,ne pasigurine e tij.Albertin nje durresak tipik e hasa duke ngarkuar valixhet ne makinen e tij....."Po iki,nuk e di se ku,por po i iki ketij tmerri qe me perndjek prej ditesh" me tha duke u larguar si nje heshtje,madje i gjithi heshtje dhe frike.

Si qyteti qe po linte pas.Sepse mjafton te ngrije koken mbi nje pallat ne lagjen 18,tek ish stacioni i Trenit apo ne bulevardin kryesor per te kuptuar se perse Durresi sot i ngjante nje qyteti me murtaje.Ishte murtaja e frikes,e pasigurise,e asaj cfare pritej te ndodhte ne ate cast,ne nje cast me pas apo kushedi se kur....Frika ishte tani mbreti i dites.Dhe nje qytet ne frike eshte nje qytet fantazem,ku edhe pse gjithcka funksionon eshte nje genjeshter e madhe.

Sepse fuksionon brenda frikes,brenda pasigurise.Dhe nje qytet qe zvarritet me friken ne krah eshte si nje gjallese e plagosur qe nuk di se cdrejtim duhet te marre.Sepse i eshte vrare drita,drita qe ka cdo qytet ne kohe paqe.Drita qe shihet ne ecjen e vajzave,ne shpengimin e femijeve,ne buzeqeshjen e nje cifti.Sot keto nuk i pashe ne Durresin e mbreterise se heshtjes dhe te frikes.Ndoshta neser,pasneser,jave e muaj me vone,atehere kur te rikthehem serish do ti takoj,do ti prek.

Por sot jo. Durresi ishte sot nen mbreterine e grise dhe te perpelitjes se tij per ti ikur frikes,makthit dhe...hijes se vdekjes qe e shoqeronte heshturazi....

EMISIONET