Sportisti i njohur bën rrëfimin prekës: Ja si i shpëtova sulmit në kishën e Sri Lanka

E diela e Pashkëve ka qënë e përgjakshme në Sri Lanka, ku 6 kisha kanë qënë objektiv i sulmeve terroriste. Rreth 350 persona humbën jetën ndërsa 500 të tjerë morën plagë të rënda, duke shkaktuar momenti kaosi në vend dhe jo vetëm.

Më i fituari nga ky sulm duket se ka qënë kriketisti i kombëtares vendase, Dasun Shanaka, i cili i ka shpëtuar për një fije kësaj masakre. 27 vjeçari kishte vendosur të shkonte në njëren prej kishave që u shkatërrua, por lodhja e detyroi që të qëndrojë në shtëpi.  

"Normalisht unë do të kisha shkuar në kishë ... por isha i lodhur. Atë mëngjes, kur isha në shtëpinë time, dëgjova një zhurmë dhe pastaj njerëzit thanë që një bombë kishte shpërthyer kishën. Nxitova drejt saj dhe nuk do ta harroj kurrë atë skenë."-tregon Shanaka.

Vendimi për të qëndruar në shtëpi, ndoshta shpëtoi jetën e atletit nga sulmi vetëvrasës i 21 prillit.




EMISIONET