Sportingu i Lisbonës po kalon një krizë të vërtetë. Klubi portugez ka  shkarkuar pas 9-të ditësh trajnerin serb, Sinisa Mihajlovic dhe Emiliano Viviano gjithashtu mund të largohet.

Ish-presidenti Bruno de Carvalho e caktoi Mihajlovicin dhe u shkarkua nga detyra vetëm një ditë më vonë, pasi 71 përqind e anëtarëve të paguar të klubit votuan kundër tij.

Drejtori sportiv i kryeqytetasve, Sousa Cintra njoftoi në një konferencë për shtyp se do të gjejnë një tjetër trajner.

"Sportingu do të jetë i fortë dhe do të luftojë për vendin e parë. Mihajlovic nuk i përshtatet atij vizioni dhe ne kemi folur tashmë me avokatët e tij .

Sipas "Sky Sport Italia", Mihajlovic nuk është njoftuar zyrtarisht për këtë zhvillim dhe nënshkroi vetëm një kontratë tre-vjeçare nëntë ditë më parë.

Nuk është vetëm ai, pasi Sportitalia sugjeron se ish portieri i Sampdoria, Viviano mund të largohet edhe nga Sportingu.

Klubi ka qenë në krizë, pasi një sulm i huliganëve të maskuar në fushën e stërvitjes nxiti disa lojtarë për t'i ndërprerë kontratat e tyre.

/Ora News.tv/