Spitali i Durrësit i ka dhënë fund sagës së mungesës së barnave për pacientët. Sipas nëndrejtorit teknik të Spitalit te Durresit Gentian Kavaja vetëm ditën e Enjte dhe të Premte është punuar me 80 % të kapaciteteve për rastet jo urgjente,në një kohë që kanë vazhduar 100% operacionet e urgjencës. “Nuk është se kemi pezulluar operacionet e planifikuara, por kemi bërë një reduktim në masën 20%. Nuk janë ndaluar në mënyrë kategorikë asnjëherë ndërhyrjet urgjente të cilat janë realizuar në masën 100% . Në urgjerncë të gjithë që kanë ardhur dhe kanë kërkuar ndihmën e parë kanë marrë mjekimin e duhur, por duhet të sqarojmë edhe popullatën që rastet urgjente që paraqiten dhe nuk kanë të nevojshme përdorimin e solucioneve fiziologjike nuk janë realizuar dhe kjo jo për arsye se nuk ka por nuk kërkon sëmundja që janë paraqitur që të trajtohen me solucion fiziologjik. Që prej ditës së shtunë çdo gjë i është rikthyer normalitetit pra nga 80% kemi kaluar në 100% dhe spitali i ka të gjitha kushtet për të zhvilluar aktivitetin normal”, u shpreh Kavaja. Pas Tiranes, Spitali i Durresit konsiderohet ndër më të rëndësishmit në shkallë vendi ,ndërkohë që zyrtarisht deklarohet se edhe ky institucion po i nënshtrohet reformës.

/Ora News.tv/