Spiropali: Të shkretit Baba Xhike nuk i iket pa e vrarë atë dreq reforme

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali mbas deklaratës së Presidentit Meta, i cili tha se Reforma në Drejtësi është kthyer në Ramaformë.

Në një postim në Twitter, Spiropali tha se Meta e sheh reformën si kundërshtar e si agresor. Ndërsa e akuzoi se kërkon ta vrasë reformën në Drejtësi.

"Baba Xhikja na la po Reformën në Drejtësi meazallah se e lëshon në rrokullimën e tij të zhurmshme! Ajo i del në gjumë, në ujë, në bukë, madje edhe në rrugë. Të shkretit Baba Xhike nuk i iket pa e vrarë atë dreq reforme, që e sheh si top, tank, kundërshtar, agresor ndërkombëtar!,"-shkroi ajo.


EMISIONET