Speranza: Masat izoluese në Itali shtyhen deri më 13 prill

Speranza: Masat izoluese në Itali shtyhen deri më 13 prill

Ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza deklaroi ditën e sotme se masat e izolimit në vend të jenë në fuqi deri më datë 13 prill.

Në Senat ai shprehet se lëvizja dhe aktivitetet do të jenë të ndaluar sërish si përpjekje për të vendosur nën kontroll përhapjen e koronavirusit.

Aktualisht Italia po përballet me një situatë tragjike si pasojë e COVID-19.

Deri më tani janë regjistruar 12 428 viktima në të gjithë vendin ndërkohë që numri i të infektuarve është 105 792.

Pacientët e shëruar kanë arritur në 15 729 e janë 1109 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

EMISIONET