Barcelona është e pamposhtur në Camp Nou ndërkohë fitoi ndeshjen me shifrat 2-1 ndaj Villareal-it. Pas një humbje për tu harruar ndaj Granadas, blaugranasit u rikthyen përsëri me triumf.

Griezmann zhbllokon shifrat që në minutën e 6-të me anë të një goli me kokë.

Në minutën e 15' është Arthur që dhuron spektakël duke shënuar një gol nga jashtë zone e duke dyfishuar shifrat. Topi përfundoi në trekëndëshin e portës aty ku as portieri i Villareal-it nuk mund ta kapte.

Villareal ngushton rezultatin në fund të pjesës së parë me anë të Santi Cazorla i cili shënoi një gol fantastik ku ka shkarkuar të majtën drejt portës së Ter Stegen.

Në fillim pjesës së dytë, Ernesto Valverde mendon të "rifreskojë" skuadrën duke aktivizuar në fushën e lojës Dembele i cili është rikthyer nga dëmtimi dhe nxjerr jashtë Lionel Messi-n. Edhe këtë ndeshje ylli argjentinas zhgënjen me performancën e tij.

Ansu Fati aktivizohet në minutën e 78', i cili megjithëse luajti vetëm 12 minuta arriti të dhurojë spektakël dhe të bëjë për vete Camp Noun me performancën e tij.

Është ndeshja e pestë e La ligas që u zhvillua këtë mesjavë dhe Barcelona del me pikë të plota nga kjo përballje. Katalanasit renditen në vendin e katërt në kuotën e 10 pikëve.

/Ora News.tv/