Spanjë/ Shkon në 4 numri i të infektuarve me koronavirus në hotelin e izoluar në Tenerife, 10 raste në total

Spanjë/ Shkon në 4 numri i të infektuarve me koronavirus në

Në 36 orë Spanja ka regjistruar 8 raste të reja me koronavirus, të cilat i shtohen dy të parave të prekura ditë më parë. 

El Pais shkruan, se në mesin e tetë të rinjve të infektuar, katër janë raportuar në Tenerfie, të cilët janë një mjek italian i cili doli pozitiv të hënën, gruan e tij dhe dy italianë të tjerë, dy në Madrid, një në Barcelona dhe një në Castellòn. 

Hoteli në Tenerife është izoluar që prej ditës së djeshme pasi një turist italian u konfirmua me koronavirus. Mësohet se brenda hotelit ndodhen rreth 1000 turistë.

Lexo edhe: 1000 persona izolohen brenda një hoteli në Spanjë, një turist italian i infektuar me koronavirus.


EMISIONET