Spaho: Ministrja e re e Financave të nxjerrë me urgjencë vlerën e borxhit publik

Spaho: Ministrja e re e Financave të nxjerrë me urgjencë

Ekonomisti Mateo Spaho i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News, tha se ministrja e re e Financave, duhet të nxjerrë me urgjencë shumën e borxhit real publik.

Pjesë nga biseda: 

Spaho: Ne jemi në një situatë ku në 2013 kishte një errësirë për shifrat. Ne jemi në një situatë, ku ministrja e re e Financave sapo të ulet në atë karrige duhet të kërkojnë me urgjencë shifrat ashtu siç janë. Të shikojë realisht se sa është borxhi publik në Shqipëri. Çështja është që të gjitha këto që janë vonesat plus borxhet reale të pushtetit vendor dhe qendror duhen shënuar.

Jemi në një situatë ku një pjesë e borxhit nuk është shënuar dhe një pjesë tjetër nuk është kontrolluar. Duhet një transparencë e shpejtë në kohë.

Pano Soko: Që të mos ndodh e njëjta situatë që ka ndodhur në Greqi. Atje pati një manipulim shifrat.

EMISIONET