I ftuar në emisionin ''Ekopolitikë'' nga gazetari Besart Kadia në ''RTV Ora'', ekonomisti Mateo Spaho deklaroi se distancimi midis punonjësve ul prodhimin për biznesin dhe rrit kostot.

Mateo Spaho: ''Edhe nëse aktivitetet do të hapen, të gjitha janë të lidhura me hallka me njëra tjetrën. Edhe sikur të gjitha hallkat të jenë të hapura, distancimi midis punonjësve e bën të shfrytëzueshëm mesatarisht për 50% prodhimin e biznesit. Duke filluar nga distancat nëpër zyra, në universitete, në shkolla, në fabrika dhe aktivitete prodhuese, e gjitha kjo shkakton një përgjysmim të produktit sepse ka gjysmën e punëtorëve në rastin konkret. Dhe rrit kostot sepse nëse do ta bësh punën me dy turne, do të paguash dyfish energji elektrike, naftë e kështu me rradhë.''

/Ora News.tv/