Spahiu- Knut Fleckenstein: Faleminderit për kontributin e pasuksesshëm

Spahiu- Knut Fleckenstein: Faleminderit për kontributin e pasuksesshëm

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu reagon ndaj deklaratave të eurodeputetit Knut Fleckenstein, duke theksuar se gjatë periudhës kur ka qenë raportues për Shqipërinë, në vend ndodhën një sërë problemesh shqetësuese si kanabizimi apo çadra e opozitës.

Reagimi i plotë:

Për shokun Knut!

-----

Knuti, të rrijë pa merak, se nuk kemi nevojë më për të dhe shërbimet e tij të dështuara ndërmjetësuese.

Gjatë gjithë mandatit të tij si monitorues i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, ndodhën krizat më të rënda politike, ekonomike e sociale.

Koha e shërbimit të tij përkoi me kanabizimin e vendit, trafikun e drogës, krizat politike të dekriminizimit dhe çadrës. Në asnjërën prej këtyre krizave, Knuti, nuk na dha as ndihmë e as foli një fjalë.

Tani, në fund të mandatit të tij, e falënderojmë për kontributin e pasuksesshëm

BE dhe perëndimi është më i madh se rroga e Knutit..!!!

EMISIONET