Dështon tryeza e reformës zgjedhore: Të vegjlit sherr për PD

Dështon tryeza e reformës zgjedhore: Të vegjlit sherr për PD

Opozita dhe mazhoranca nuk kanë mundur të shtrojnë rrugën për nisjen e diskutimeve për reformën zgjedhore.  Përfaqësuesi i PD-së në tryezë propozoi ngritjen e një strukture të posaçme edhe me prani ndërkombëtare për këtë reformë, por nuk mori miratimin e mazhorancës dhe të vegjëlve në Kuvend, ndaj edhe la tryezën. Veç PD-së tryezën e braktisën edhe opozita e re, të cilët thanë se u provokuan nga PD.

Tiranë-U duk si mundësi e hapur për dialog prania e PD në tryezën e reformës zgjedhore, por jo gjithçka shkoi siç ishte parashikuar nga OSBE-ja! Edhe pse përfaqësuesi i opozitës bashkuar u mirëprit nga Ambasadori Boschardt dhe bashkë bashkëkryetari i komisionit Damian Gjiknuri, deputetët e pakicës parlamentare nuk e mirëpriten propozimin e Ivi Kaso për ngritjen e një strukture të posaçme për reformën zgjedhore.

Ivi Kaso: Opozita e bashkuar propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të orgabnizmave ndërkombëtar, si OSBE/ODIHR, BE, SHBA, një përfaqësues i parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i opozitës së bashkuar.

Hajdari: Ju garantoj që kjo është anija e fundit dhe nëse ata mendojnë se do ta braktisin këtë anije atëhere do të fundosen në fund të detit dhe do ti marrë historia me vete.

Pasi e la propozimin e tij në tryezë, Ivi Kaso largohet nga tryeza, por kjo u cilësua si një provokim për deputetët e rinj. Të pafuqishëm të argumentojnë me fjalë kundërshtinë e tyre, opozita parlamentare kërkoi të marrë vëmendjen me largimin nga tryeza.

Murrizi: Gjeni votat me ata që doni të pajtoheni në hotel, se ne po largohemi nga kjo tavolinë.

Pavarësisht vullnetit  për të qëndruar në sallë Rudina Hajdari, ajo nuk arriti t’i mbante në sallë deputetët e saj.

Po sjellja e kësaj pakice ishte një zhgënjim për ambasadorin e Osbe-së!

Boschardt: Jam i zhgënjyer nga sjellja e opozitës parlamentare pas largimit të saj.

Pas 30 min më vonë deputetë e opozitës së re rikthehen sërish duke marrë tashmë drejtimin e komisionit per te treguar arsyen e largimit.

Hajdari: Ishim dakordësuar që Ivi Kaso të vinte të fliste, por nuk ishim dakordësuar që ai të vinte dhe të minonte procesin këtu.

Për bashkekryetarin socialist të komisionit të reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri sjellja e pakicës parlamentare ishte emocionale, ndërsa për propozimin e PD për ndryshimin e komisionit mbetet një tezë për ta diskutuar.

Gjiknuri: Mekanizma jashtë sistemit parlamentar është vështirë të këtë, sepse reforma do të miratohet nga parlamenti. Nëse PD kërkon të kanalizojë propozimet e saj duke unifikuar qëndrimet e tyre ka mekanizma dialgou.

Ambasada e SHBA dhe delegacioni i BE në Tiranë vlerësojnë vendimin e kreut të PD, Lulzim Basha për të qenë pjesë e tryezës së reformës zgjedhore, si një përpjekje për të forcuar me tej institucionet demokratike të Shqipërisë.

Sherri për Ivi Kason, Hajdari zbulon arsyen e revoltimit të deputetëve opozitarë

Ora 12:06 Bashkëkryetarja e komisionit për reformën zgjedhore, Rudina Hajdari, rikthehet në tryezën e OSBE për reformën zgjedhore. Bashkë me të edhe deputetët Nimet Musai dhe Ralf Gjoni. Diskutimet vijojnë. Në fund të tryezës pritet qëndrimi i Gjiknurit dhe Hajdarit.

Hajdari: Z.Kaso është një person politik dhe nuk mund të hyjë në kategorinë e një personi teknik. Mënyra se si ata u munduan të kamuflonin gjendjen ishte për të ardhur keq, gjithësesi ne e vlerësuam faktin që erdhën. Sjellja e Kasos duhet të ishte gjykuar nga Borchardt. Deputetët e opozitës ishin të zhgënjyer se Kaso përmendi një komision tjetër.

Fino-opozitës së re: Mos u merrni me bashkëkryetarin tonë pasi largoheni pas 2 orëve!Vini dy orë vërdallë, shihni lajmet në media dhe kërkoni largimin e Gjiknurit.

Hajdari-Finos: Kur ju thërret Rama ju shkoni me një këmbë, edhe ne kishim një mbledhje për të marrë një vendim. Ishim dakordësuar që Ivi Kaso të fliste, por jo të minonte këtë proces.

Opozita e re braktis tryezën: Gjeni votat te PD për reformën zgjedhore

Ora 10:53 Opozita në Kuvend braktis reformën zgjedhore pas debateve me bashkëkryetarin e komisionit të reformës zgjedhore Gjiknuri për largimin e Ivi Kasos të PD-së.

Rudina Hajdari edhe pse jo me vullnet të plotë iu desh ti nënshtrohej presionit të kolegëve për t'ju bashkuar drejt derës.

Adriatik Alimadhi: I bëj thirrje Hajdarit dhe Murrizit që të ikim nga kjo tryezë meqë iku dhe PD.

Myslim Murrizi: Tentativa për fejesë për herë të tretë mes PS dhe PD dështoi sërish.

Hajdari: Po ta braktisim këtë tryezë do të sillemi si PD dhe do ta thellojmë krizën. Kjo është anija e fundit për zgjidhjen e krizës.

Ndërhyn Boschardt për të qetësuar deputetët e opozitës së re: Duhet t’i përmbaheni rendit, do keni mundësi të shpreheni.

Murrizi-Gjiknurit: Po largohemi nga kjo tryezë, gjeni votat tek PD për reformën zgjedhore.

Debati mes deputetëve opozitarë ka vijuar edhe jashtë sallës ku po mbahet konferenca.

Rudina Hajdari dëgjohet ndërsa i thotë Ralf Gjonit: Mos bëj show politik.



Opozitat sherr në tryezën e OSBE-së, Gjuzi: Ivi Kaso të mos flasë para Hajdarit

Prezencës së OSBE-së iu deshën përpjekje të mëdha për të ulur palët politike në tryezën për reformën zgjedhore.

Pasi kjo e u bë e mundur, të paktën në nivel teknik, qetësia në konferencën e sotme zgjati  vetëm sa ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt, mbajti fjalën hyrëse.

Pas kësaj pasuan debatet, ku opozita e re siç duket jo komode me prezencën e opozitës politike në tryezë, gjeti pretekst "parinë'.

Deputeti, Kujtim Gjuzi, kërkoi që përfaqësuesi i PD-së Ivi Kaso të mos flasë para Rudina Hajdarit.

Gjuzi: Ivi Kaso nuk mund të flasë para Rudina Hajdarit.

Gjiknuri: Qëndroni si duhet ose mos flisni fare. Mos bëj avokatin e saj.

Gjuzi-Gjiknurit: Nuk mund të ma mbyllni gojën mua.

Gjiknuri: Kjo ndërhyrje nuk është e zakontë, por ka tension kur flitet për sistemet zgjedhore.

Megjithatë mbledhja rimori tempin. Ivi Kaso prezantoi qëndrimin e opozitës dhe pasi dëgjoi edhe fjalën e bashkëkryetares së komisionit Rudina Hajdari u largua nga konferenca.

Pas kësaj reagoi Adriatik Alimadhi: I bëj thirrje Hajdarit dhe Murrizit që të ikim nga kjo tryezë meqë iku dhe PD.

Myslim Murrizi: Tentativa për fejesë për herë të tretë mes PS dhe PD dështoi sërish.

Hajdari: Po ta braktisim këtë tryezë do të sillemi si PD dhe do ta thellojmë krizën. Kjo është anija e fundit për zgjidhjen e krizës.

Tema e konferencës është “Të mohuar nga sistemi: ngritja e një sistemi gjithëpërfshirës për mbrojtjen e demokracisë”.


EMISIONET