Itali, sot seanca e dytë gjyqësore e bandës së Habilajve

Itali, sot seanca e dytë gjyqësore e bandës së Habilajve

Sot në Gjykatën e Katanias do të rinisë procesi gjyqësor ndaj bandës ss Habilajve, këtij grup italo-shqiptar i akuzuar nga Prokuroria e Katanias për pjesëmarrje në aktivitet të strukturuar kriminal, trafik droge e trafik armësh nga Shqipëria drejt Italisë në vlerë 20 milionë euro.

Seanca e parë gjyqësore ndaj bandës së Habilajve u zhvillua më 31 maj të 2018 ku avokatët e të arrestuarve kërkuan gjykim të shkurtuar, kërkesë kjo e pranuar nga trupi gjykues i cili vendosi datën 26 shtator si ditën e rinisjes së procesit gjyqësor. 

Ora News ka komunikuar me avokaten e shqiptarit Moisi Habilaj, që sipas investiguesve italianë së bashku me vëllanë e tij Florjan Habilaj drejtonin këtë grup kriminal. 

Eskluzivisht për Ora News avokatja Maria Caltabiano ka zbardhur disa nga detajet e seancës së ardhshme.

Sipas avokates italiane seanca gjyqësore pritet të zhvillohet sipas dispozitave të kërkesës së Prokurorit të çështjes. 

E pyetur nga Ora News mbi linjën mbrojtëse të Moisi Habilaj, avokatja Caltabiano ka sqaruar:"respekton privatësinë e klientit të saj. Linjën mbrojtëse ndaj Moisi Habilaj, ajo do ta parashtrojë vetëm gjatë seancës gjyqësore"

Për Ora News avokatja Caltabiano ka informuar eskluzivisht se është kundër urdhrit të paraburgimit të klientit të saj e se gjatë seancës gjyqësore do të shpjegoj arsyet përse."

Në lidhje me disa informacione të shpërndara gjatë ditëve të fundit nga disa media se prokurorët shqiptarë të cështjes "Tahiri" kanë mbërritur përsëri në Katania duke marrë sërish në pyetje të arrestuarit e grupit Habilaj, avokatja Caltabiano për Ora News thotë se "klienti i saj Moisi Habilaj është marrë vetëm një herë në pyetje nga prokurorët shqiptarë e kjo është bërë më datë 30 maj 2018 e ku ka sqaruar të gjitha pikat e kërkuar nga prokurorët".

Me kërkesë të gjykatëses Loredana V.K Pezzini e dorëzuar në Prokurorinë e Katanias më 29/7/2017 dhe e firmosur nga ky institucion më 13 tetor 2017 në kuadër të operacionit "Rosa Dei venti" është bërë arrestimi ndaj:

Moisi Habilaj datëlindja 18 /01/1978
Antonino Reila datëlindja 26/02/1971 
Angelo Busacca datëlindja 02/05/1980
Nezar Seiti datëlindja 30/03/ 1977 
Maridian Sulaj datëlindja 27/01 /1988
Armando Sulaj datëlindja 12/05/1984 
Tigrens Mezuraj datëlindja 28/07/1994
Sabaudin Celaj datëlindja 29/02/1968 
Florian Habilaj datëlindja 11 /10 / 1980
Fatmir Minaj datëlindja 15/04/1962 
Gianluca Passavanti datëlindja 26/07/1980
Vincenzo Spampinato datëlindja 01/05/1976

EMISIONET