Veprimtari i vjetër i turizmit, Auron Tare i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora tha se praktika e qeverisë pas shifrave në lidhje me turizmin është strategji e gabuar.

Tare: Ne po shkojmë drejt turizmit masiv që do të ishte e gabuar për të ardhmen e turizmit shqiptar. Rendja pas shifrave të larta, numri i madh i turistëve është shumë e gabuar si strategji. Fati që Shqipëria hyri e fundit në rolin e turizmit ka negativitetin e saj, por ka edhe shumë gjëra pozitive sepse mëson shumë nga të tjerët, Kjo që ka ndodhur këtu ka ndodhur edhe në Meksikë. Krijimi i atyre oazeve të Meksikës ku amerikanët fluturonin, shkonin tek rezortet e tyre të lira, hanin pinin brenda jashtë nuk del asgjë. Kjo valë turizmi me çartera dhe ishujsh në Shqipëri është e gabuar për mua. Shqipëria duhet të ishte më rurale, më kapilare lidhja midis detit dhe malit.


/Ora News.tv/