Sot derbi "Partizani - Tirana", policia do ndërhyjë në stadium nëse prishet rendi dhe siguria

Sot derbi "Partizani - Tirana", policia do ndërhyjë në

Sot në stadiumin e ri "Air Albania" në orën 17:00 do të luhet derbi kryeqytetas Partizani - Tirana.

Policia ka marrë një plan masash që konsistojnë në sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, në të gjithë territoret jashtë stadiumit dhe në të gjitha rrugëkalimet.

Policia garanton dhe siguron lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë itinerarit të caktuar.

Po ashtu Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive të zbatojnë intinerarin si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara.

"Do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme (si armë apo lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi. Nuk do të lejohen të futen në stadium fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindërit apo kujdestarit. Policia bën me dije se në rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë publike do të ndërhyjë në ambientet e brendshme të stadiumit për rivendosjen e rendit dhe shoqërimin e shkelësve të ligjit në ambientet e Policisë për procedim penal apo administrativ",thuhet në njoftimin e policisë.

Ndaj shkelësve do të zbatohen me korrektësi dhe përgjegjësi kërkesat e akteve ligjore në fuqi.

Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e qarkullimit të mjeteve nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, në segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara:

• Sheshi “Nënë Tereza”;

• Pjesë të segmentit të rrugës “Lek Dukagjini”;

• Rruga “Dervish Hima”;

• Përreth stadiumit “Air Albania” ;

• Do të kufizohen rrugëkalimet gjatë kohës së kalimit të tifozëve të Partizanit dhe Tiranës.

Po kështu kërkon mirëkuptimin e tifozëve të Sport Klub Partizanit dhe Sport Klub Tirana që të zbatojë kërkesat e mëposhtme:

1. Tifozët e Sport Klub Partizanit do të grumbullohen tek 21 Dhjetori dhe do të kalojnë në itinerarin për tek stadiumi "Air Albania” nga:

• 21 Dhjetori;

•ura “Vasil Shanto”;

•kryqëzimi i rrugës “Komuna e Parisit”,

• rruga “Sulejman Delvina”;

• Libri Univeristar; 

• Presidenca drejt për tek COIN;

• Hyrjet tek tribuna N dhe E të stadiumit dhe anasjelltas;

2. Tifozët e Klub Sport Tirana do të grumbullohen te Teatri i Kukullave dhe do të kalojnë në itinerarin për tek stadiumi "Air Albania” nga;

• Ministria e Brendshme, Pedonalja;

•rruga “Xhorxh Bush”;

•Ura e Elbasanit, rruga e “Elbasanit”;

• Ambasada e SHBA-së;

• Kthim në rrugën “Dervish Hima;

• Kthim në rrugën “Sheh Ahmet Pazari”;

• Tribuna “S” dhe kthim anasjelltas;

EMISIONET