Soset durimi i Nicës: Nuk sakrifikoj veten për lojtarë tekanjozë

Soset durimi i Nicës: Nuk sakrifikoj veten për lojtarë

Humbja 2 me 0 ndaj Kukësit i ka kushtuar shtrenjtë teknikut të Kastriotit, Stavri Nica, i cili dha dorëheqjen nga stoli i Kastriotit. Pas takimit, Nica u shpreh se lojtarët e krutanëve kanë shumë teka, të cilat nuk mund t'i durojë, duke u larguar.

Sigurisht që dihet. Kur vjen në një situatë ku skuadra çuditërisht pëson dy gola që mund t'i shmangte shumë thjeshtë dhe në pjesën e dytë nuk ka asnjë lloj reagimi, kjo tregon që niveli është i ulët i lojtarëve, megjithatë ajo që dyshoj unë është se klubi nuk merr asnjë lloj mase për të gjetur lojtarë që binden dhe që janë në profesion. Në këto lloj dyshimesh, nëse nuk dëgjohet fjala ime do të mendoj dorëheqjen. Të ardhmen te Kastrioti e shikoj shumë të ftohtë. Kështu që shanset janë që unë të mos punoj me djem që nuk kanë dëshirë.- tha tekniku Nica.

EMISIONET