Soreca: Zbatimi i reformës në drejtësi, përmes magjistratëve të rinj

Soreca: Zbatimi i reformës në drejtësi, përmes

Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca ka komentuar konkursin për pranime në Shkollën e Magjistraturës.

Në një postim në rrjetet sociale, Soreca thotë se zbatimi i reformës në drejtësi kalon përmes përzgjedhjes së magjistratëve të rinj dhe të motivuar.

"249 kandidatë për 75 poste për gjyqtarë / prokurorë / këshilltarë morën pjesë dje në fazën e parë të përzgjedhjes për pranimin në vitin akademik 2019-2020 të Shkollës së Magjistraturës. Zbatimi i reformës në drejtësi kalon edhe përmes zgjedhjes së magjistratëve të rinj të motivuar", shkruan Soreca.

EMISIONET