Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca thotë se procesi i integrimit në BE është shumë kompleks dhe shumë i thjeshtë në të njëjtën kohë.

Sipas tij është komplekse sepse fjalë për fjalë nënkupton një rregullim të të gjithë sistemit, dhe është e thjeshtë sepse besojmë se ekziston vetëm një destinacion natyror për Shqipërinë.

Ministrat e BE-së do të diskutojnë sot situatën në fushën e zgjerimit dhe politikës së pranimit në një takim të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel.

Ministrat do të shqyrtojnë për herë të parë propozimin francez për reformimin e politikës së zgjerimit, por nuk priten përfundime konkrete, njoftoi Këshilli i BE-së.

/Ora News.tv/