Soreca mbledh krerët e shtetit për Ditën e Europës, Meta mesazh klasës politike

Soreca mbledh krerët e shtetit për Ditën e Europës, Meta

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë mblodhi e rastin e Ditës së Evropës drejtues të lartë të shtetit shqiptar.

Presidenti Meta, kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi trokitën gotat në prani të Luigi Sorecës.

Në fjalën drejtuar të ftuarve në festën e BE-së, Kreu i Shtetit  shprehu kënaqësinë që festa e Evropës mblodhi në vendin që 30 vjet më parë ishte më i izoluari, përfaqësuesit më të lartë të Evropës.

Meta: Tani jemi në një moment të jashtëzakonshëm. Shqipëria është një faktor shumë i rëndësishëm i stabilitetit të rajonit dhe është një vend që e ka përqafuar fuqimisht mesazhin e 9 majit, për bashkimin në emër të paqes, për të lënë pas konfliktet, luftërat, për të lënë pas shtypjen dhe persekutimin, dhe për t’ju përkushtuar këtij projekti kaq përfshirës, kaq njerëzor, kaq universal për të cilin Ballkani ka nevojë si asnjë rajon tjetër. Është detyra e drejtuesve dhe udhëheqësve që jo vetëm ta shohim, sepse të gjithë forcat politike dhe e gjithë shoqëria jonë është e përcaktuar për realizimin e këtij projekti madhor, por edhe të gjithë ta ndihmojmë vendin të ecë më shpejt drejt çeljes së negociatave dhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Presidenti falenderoi Ambasadorin Soreca për vëmendjen që u kushton të rinjve, duke theksuar se integrimi është një mundësi e jashtëzakonshme për të realizuar përfundimisht ëndrrën e studentëve të dhjetorit për ta bërë Shqipërinë plotësisht si gjithë Europa.




EMISIONET