Ekonomisti i njohur Selami Xhepa i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se Shqipëria është vend me pasuri ku mund të jetojnë minimalisht 9 mln banorë.

Xhepa: Jam dakord me tezën se Shqipëria është vend i pasur me pasuri. Po të marrim pjesën e nëntokës mund të jetë relative, por nëse marrim pjesën gjeografike, natyrën që kemi, Shqipëria ka potenciale për dy deri tre herë të nunrit të banorëve që kemi.

-Zheji: Pra për 9 mln banorë?

Xhepa: Absolutisht po! Ka ndodhur që për shumë vende, pasuritë kanë qenë mallkim. Në Shqipëri shpesh pasuritë minerale kanë qenë burim mallkimi. Në qoftë se Fieri ka pasuri nafte, banorët po ikin. Shikoni Bulqizën, Memaliajn. Janë rrënim ekonomik, mjedisor. Shkatërrim. Pasuritë janë një burim për zhvillim nëse përdoren mençurish.



/Ora News.tv/