Sondazhi i IPR Marketing dhe Rtv Ora, Berisha: Noto, më i sakti në këto vitet e fundit

Partitë nuk i kanë shumë të mira raportortet me sondazhet, por kur është fjala për të njohur merita Sali Berisha nuk nguron.

I ftuar në studion e lajmeve, Berisha përgëzoi sondazhin e parë për këtë vit zgjedhor të IPR Margeting dhe RTV Ora.

Edhe pse është i majtë, tha ish-kryeministri, Antonio Noto ka qenë preçiz me parashikimet e tij në Shqipëri dhe Itali.

Berisha: Së pari uroj të mos humbni licencën për shkak të atij sondazhi ju si televizion Ora. Së dyti dua të theksoj se Antonio Noto ka qenë i saktë, më i sakti në këto vitet e fundit. Është faktuar. Nuk më pëlqen shumë se është i majtë absolutisht por përsëri  pollet i kanë dalë në Shqipëri dhe Itali shumë preçize.

Po çfarë tregon sondazhi për Berishën?

Berisha: Për mua ka këto të dhëna themelore. Tregon opozitën shumicë me 53% dhe kjo është e jashtëzakonshme. Së dyti ka një rritje të PD me 10 pikë dhe kjo është një rritje shumë e madhe në kushte opozite. Së treti ka një thyerje qafe më katasrofale të Edi Ramës,  kthehet më keq se në vitin 2005 kur 35% e socialistëve thoshin se lideri ynë është Saliu Berisha.Edi Rama bie në kuota dhe ka shumë mundësi tu kushtojë licencën ju. Ajo është punë tjetër.


E ndërsa kreu i demokratëve Basha kuotohej më pak se partia, Berisha ka këtë shpjegim.

Berisha: Po.Cili është shkaku? Kur një politikan  merr një forcë politike pas humbjes pritshmëritë janë të mëdha por nëqoftëse ky nuk e dërgon në fitore... Partitë janë struktura aq sa të dashura edhe të rreprta, aq sa mbështetëse edhe kërkuese të rrepta. Ka 6 vite në krye të PD-së por pati zgjedhjet dhe i humbi. Nuk e imagjinoj që një lider që humbet zgjedhjet të dalë me pikë sa partia ose mbi partinë. Vërtet është në ato nivele por partinë e ka në nivele ndër më të lartat. Kjo është  meritë e gjithë infrastrukturës por në mënyrë të padiskutueshme edhe të  kryetarit.


EMISIONET