Solidarizimi i shefit të policisë, shtrihet në tokë sëbashku me protestuesit në ShBA

Solidarizimi i shefit të policisë, shtrihet në tokë

Gjatë protestave që kanë përfshirë ShBA-në prej më shumë se 10 ditëve kundër racizmit kemi parë solidarizimin edhe të efektivëve të policisë.

Përmes gjesteve të tyre domethënëse, edhe pse me uniforma të ndryshme ato kanë shprehur mbështetje në kauzën e qytetarëve.

Shefi i policisë së Webster, Massachusetts u bashkua këtë të hënë me qytetarët që protestonin, ku ai mori megafonin dhe shprehu mbështetjen me ta.

Michael Sau deklaroi se do të luftojë përkrah tyre për të drejtat e njeriut si dhe kundër racizmit.

Më pas ai u shtri në tokë sëbashku me protesuesit të cilët e falenderonin për suportin.

Videoja e tij bëri xhiron e rrjetit ku thuajse të gjithë e falenderonin për gjestin e bërë.








EMISIONET