I ftuar në emisionin Ekopolitikë nga gazetari Besart Kadia në RTV Ora, ekonomisti Pano Soko tha se kryeminsitri Edi Rama ka frikë nga koroanvirusi por jo nga kriza ekonomike sepse ai nuk e ndjen krizën.

Pano Soko: ''Ne themi që do hapet me datë 18 por nuk për të hapur asgjë me datë 18, sepse këtu ndodhin disa paradokse. Dhe paradokset këtu vijnë pikërisht për faktin se nuk e shohin ekonominë, nuk e ndjejnë krizën. Dhe personalisht është ajo ndjesia. Rama është frikacak dhe këtë e dimë të gjithë. Ka frikë nga koronavirusi por nuk ka frikë nga kriza ekonomike sepse nuk e prek kriza ekonomike. Ai nuk preket nga kriza ekonomike por ka frikë nga koronavirusi. Është i gatshëm të na sakrifikojë të gjithëve ne vetëm që ai të shpëtojë nga koronavirusi.''


/Ora News.tv/