Soko: Kemi ndërtuar duke shkatërruar qytete dhe dukem vënë jetë në rrezik

Soko: Kemi ndërtuar duke shkatërruar qytete dhe dukem vënë

Eksperti i Ekonomisë, Pano Soko i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora tha se në Shqipëri janë ndërtuar qytete duke shkatërruar qytete dhe duke vënë në rrezik jetën e atyre që do jetojnë në to.

Pano Soko: Kemi ndërtuar duke shkatërruar qytete. Kemi ndërtuar duke rrezikuar jetët e atyre që do të jetojnë në këto qytete. Këtë kemi bërë. Kemi ulur standardin e jetesës. I kemi dhënë mundësinë çdo fatkeqësie natyrore që të shumëfishojë vetveten, sepse amplifikimi që ndodh për shkak të strukturës si janë ndërtuar qytete ka impakt shumë të madh.

Ndodhi sot që është e shtunë, po të kishte ndodhur të hënën e shkollës? Nxënësit tek fakulteti i në Gjeologji Minierave, ça do ndodhte.  Do ishte një kaos total, sepse nuk kemi as rrugë. Ndodh kjo gjë dhe ti që duhet të jesh gati për këtë gjë dhe nuk di asgjë. Gjithë kjo vorbull e madhe tërmetesh që po bie si nuk kanë bërë një kontroll të shkollave.

EMISIONET