Legjenda e Juventusit Alessandro Del Piero ka përfunduar në urgjencë pas krizës që ka pësuar në veshka.

Ai ka postuar një foto në rrjetet sociale nga spitali dhe shprehet: “S`mund ta besoj sesi një gjë e vogël 3mm mund të bëjë kaq shumë keq”, referuar madhësisë së gurit.

Alessandro Del Piero ndodhet në Los Angeles, ku po kalon dhe ditët e izolimit.

/Ora News.tv/