Lajme të mira për Shqipërinë dhe Izmir Smajlaj. Atleti i kërcimit së gjati është rikthyer në pistën e vrapimit, të cilët i mungonte prej 4 muajsh.

Tashmë, Smajlaj do të nis një stërvitje intensive, pasi do të tentojë të “rrembejë” medalje në Kampionatin Europian, Botëror dhe Olimpiadën Tokyo 2020.

“Jam i lumtur qe u riktheva ne pisten time te dashur, ku kisha munguar prej 4 muajsh pas nje demtimi serioz qe pesova. Uroj qe nga sot, te ri-marr forcen dhe formen sportive sa me shpejt, e te jem gati per vitin 2020 ku me presin garat me te rendesishme te karrieres sime. ( Kampionati Boteror, Europian dhe Olimpiada Tokyo 2020,” shkruan Smajlaj në rrjetin e tij social.


/Ora News.tv/