Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur skualifikimin e Theodhor Sollakut si kandidat për në Gjykatën e Lartë.

Sollaku ka të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, brenda 5 ditëve nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Vendimi për skualifikimin e Sollakut u mor të martën (22 tetor), pas verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin e kandidatit.

Sollaku ka mbajtur postin e ish-kryeprokurorit dhe ka mbrojtur Klement Balilin në procesin e tij gjyqësor.

Kandidatët e mbetur në listë janë:

-Jetmira Rragami

-Rezarta Melo (Cenaj)

-Ervin Pupe

-Vjosa Bodo Mujo

-Kestrin Katro

-Sokol Sadushaj

-Ilir Panda

-Ardita Buna Alsula

Të përzgjedhurit fazës së parë (11 shtator) do t’i nënshtrohen filtrit nga ku do të dalin vetëm 3. Anëtarët e KLGJ-së do bëjnë një verifikim të hollësishëm të kandidatëve të mbetur.

/Ora News.tv/