Kupa e Konfederatave luhet në muajin e ardhshëm ndërsa trajneri i skuadrës së Selesaos ka shpallur listën e lojtarëve që do të jenë pjesë e këtij eventi. Ajo që bie në sy në lojtarët e grumbulluar, është lënia jashtë e tre ish milanistëve, Ronaldinho, Kakà  dhe Pato. Luiz Felipe Scolari ka përjashtuar tre ish-milanistët nga lista e 23 të përzgjedhurve për Kupën e Konfederatave, në të cilin Brazili do të jetë rival, në fazën e grupeve, me Japoninë, Meksikën dhe Italinë. Me këtë të fundit do të luajë më 22 Qershor, në Salvador. Momenti i mirë që po kalon Dinho me Atletico Mineiro nuk ka qenë i mjaftueshëm për ta konfirmuar në kombëtare ku hapësirë do t'u jepet të rinjve. Në deklaratën e tij pas shpalljes së listës, tekniku Skolari ka sqaruar këtë fakt duke deklaruar se: "Shumë prej tyre nuk kanë luajtur kompeticione zyrtare me Selecao-n. Është momenti për t'i vëzhguar. Kemi nevojë për rinovim, por nuk është e thënë që të gjithë ata, që janë grumbulluar tani, do të marrin pjesë edhe në Botëror. Në harkun kohor të 1 viti mund të ndodhin shumë gjëra", ka theksuar Scolari, pas shpalljes së listës. Nga Italia është grumbulluar vetëm 1 lojtar, Hernanes. Është konfirmuar gjithashtu edhe ish-mbrojtësi i Milanit, Thiago Silva, dhe Hulio Sezar. Ja lista e plotë plotë e lojtarwve që ka grumbulluar Skolari: Portierë: Julio Cesar (Queens Park Rangers), Diego Cavalieri (Fluminense) dhe Jefferson (Botafogo). Mbrojtës: Daniel Alves (Barcelona), Jean (Fluminense), Marcelo (Real Madrid), Filipe Luis (Atletico Madrid), Thiago Silva (PSG), Dante (Bayern Munich), David Luiz (Chelsea) dhe Rever (Atletico Mineiro). Mesfushorë: Luiz Gustavo (Bayern Munich), Paulinho (Corinthians), Fernando (Gremio), Hernanes (Lazio), Jadson (Sao Paolo), Lucas (PSG), Oscar (Chelsea). Sulmues: Neymar (Santos), Fred (Fluminense), Hulk (Zenit), Bernard (Atletico Mineiro), Leandro Damiao (Internacional).

/Ora News.tv/